u testuan 30 mostra qe nga fillimi i vitit ministria e shendetesise konfirmohet rasti i pare me virusin e nilit perendimor ne shqiperi per 2026 6a8c6871af7c8

“U testuan 30 mostra që nga fillimi i vitit”/ Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohet rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri për 2026

August 24, 2026
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht është konfirmuar rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV) në Shqipëri për vitin 2026. Rasti është evidentuar në qarkun e Korçës.

Sipas Ministrisë, që prej fillimit të vitit janë testuar 30 mostra nga raste të dyshuara për infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor, të cilat kanë rezultuar negative.

Pas konfirmimit të rastit, Instituti i Shëndetit Publik po vijon survejancën epidemiologjike, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik, si dhe monitorimin e situatës në vend.

Në Shqipëri, infeksioni nga Virusi i Nilit Perëndimor është evidentuar edhe në vitet e mëparshme. Në vitin 2024 u raportuan 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 u regjistruan dy raste të konfirmuara.

Njoftimi:

Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës. Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026.

ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës.

Në Shqipëri, infeksioni nga WNV është dokumentuar edhe më parë. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja e rende ne malisheve gervalla te zbardhen te gjitha rrethanat e rastit 6a8c67f42629a
Lajmi i mëparshëm

Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit

britania rrit presionin ndaj rusise burnham ne kiev nuk do te terhiqemi 6a8c68ea1c938
Lajmi i radhës

Britania rrit presionin ndaj Rusisë/ Burnham në Kiev: Nuk do të tërhiqemi

Të fundit nga

ShkoLartë