si u be 22 nentori feste zyrtare ne vitin 2007 me nismen e pdsh se 6b016eaef223a

Si u bë 22 Nëntori festë zyrtare në vitin 2007 me nismën e PDSH-së

November 21, 2026
1 minut lexim
IMG 2560 1
Image ref 57480452. Copyright Rex Shutterstock No reproduction without permission. Please see www.rexfeatures.com for more information.

Në prag të 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, vëmendja e opinionit politik dhe publik është rikthyer pas në kohë, te viti 2007, kur Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe fitoi për herë të parë statusin e festës zyrtare shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Në fokus të kësaj retrospektive është roli dhe kontributi i drejtpërdrejtë i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila asokohe ishte pjesë e pushtetit ekzekutiv, transmeton KOHANEWS.

Ndryshimet në Ligjin për Festat (të publikuara në Gazetën Zyrtare nr. 18/07), të cilat e sanksionuan 22 Nëntorin si ditë jopune për shqiptarët në vend, u miratuan në një periudhë kur në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit ndodhej PDSH-ja e drejtuar nga Menduh Thaçi. Sipas dëshmive dhe arkivave të asaj periudhe, propozimin konkret në mbledhjen e qeverisë për përfshirjen e kësaj date në kalendarin zyrtar të festave e kishte paraqitur ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti, kuadër i PDSH-së.

Për funksionarët dhe mbështetësit e kësaj partie, ky vendim mbetet një nga arritjet më të rëndësishme identitare dhe institucionale të qeverisjes së tyre. Sipas qëndrimeve të shprehura nga PDSH-ja ndër vite dhe të rikthyera në debat edhe këto ditë, futja e 22 Nëntorit në ligj e bëri këtë festë të pakontestueshme dhe të mbrojtur nga shteti, duke e nxjerrë shënimin e saj nga kornizat partiake apo organizimet e ngushta.

Ky hap ligjor i vitit 2007 e bëri Maqedoninë e Veriut vendin e parë në rajon që e njohu zyrtarisht Ditën e Alfabetit si festë shtetërore – një status që Shqipëria e miratoi me vendim qeverie vetëm shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, në janar të vitit 2024.

Ndërsa në Manastir e në mbarë vendin mbahen manifestimet e radhës për 22 Nëntorin, ky vështrim prapa në vitin 2007 shërben për të kujtuar rrugën ligjore përmes së cilës kjo datë historike u shndërrua në festë të garantuar me ligj për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut./KOHANEWS

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta studentore ne torino kunder shpenzimeve ushtarake dhe militarizimit te universiteteve 6b016e90dd782
Lajmi i mëparshëm

Protesta studentore në Torino kundër shpenzimeve ushtarake dhe militarizimit të universiteteve

vajza e nicole richie dhe joel madden nis karrieren si modele nenshkruan kontrate me agjencine e njohur 6b016eb18a788
Lajmi i radhës

Vajza e Nicole Richie dhe Joel Madden nis karrierën si modele, nënshkruan kontratë me agjencinë e njohur

Të fundit nga

ShkoLartë