Kate Madden, vajza 18-vjeçare e këngëtares dhe personalitetit televiziv Nicole Richie dhe muzikantit Joel Madden, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj si modele.
Sipas revistës WWD, Kate ka nënshkruar kontratë me agjencinë e njohur të modelimit The Lions Management, duke nisur kështu një kapitull të ri në rrugëtimin e saj në industrinë e modës.
“Gjithmonë kam ëndërruar të bëhem modele, prandaj nisja e këtij kapitulli të ri me The Lions është jashtëzakonisht emocionuese për mua. Moda ka qenë gjithmonë një mënyrë për ta shprehur veten dhe mezi pres ta eksploroj këtë në një mënyrë krejtësisht të re. Mezi pres të mësoj, të zhvillohem, të takoj njerëz të rinj dhe të shoh se ku do të më çojë ky rrugëtim”, deklaroi Kate.
18-vjeçarja së fundmi u bë pjesë edhe e pjesës së dytë të fushatës së shtëpisë së modës Balenciaga, e cila shënon 25-vjetorin e çantës së famshme Le City Bag.
Në fotografitë e fushatës, Kate shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe çizme në të njëjtën ngjyrë, ndërsa mban çantën ikonike në ngjyrë të verdhë të ndezur.
Çanta, e prezantuar për herë të parë në vitin 2001, është ndër aksesorët më të dashur të nënës së saj, Nicole Richie.
Kate ka lindur me emrin Harlow Winter Kate, por njihet edhe me emrin Kate Madden.
Burimi: botasot.info

