vlen populli ju njeh mire 20 vite deshtime i shitet si patriotizem 6863d3ed4f137

VLEN: Populli ju njeh mirë, 20 vite dështime i shitët si patriotizëm

July 1, 2025
1 minut lexim

BDI, pas dy dekadave në pushtet, tani reagon për një problem që e ka krijuar vetë. Vendosja e tabelave njëetnike në territorin e Komunës së Debërcës është rezultat i një ligji gjuhësor të mangët, pikërisht ai ligj që BDI e miratoi dhe e promovoi si sukses historik, ndërkohë që sot po jep efektet e tij diskriminuese.

Kjo është edhe një punë gjysmake në listën e gjatë të dështimeve të BDI-së. Të gjithë e dinë që për 20 vite me radhë, BDI nuk arriti ta bëjë gjuhën shqipe të barabartë as në letër, e lëre më në praktikë. VLEN është e vendosur ta rregullojë këtë çështje, jo me gjysmë-zgjidhje për qëllime propagandistike.

Në vend se të bëjnë reagime propaganduese, BDI duhet të jep llogari pse shqiptarët ende nuk e shohin gjuhën e tyre aty ku duhet: në të gjitha institucionet dhe hapësirat publike, pa asnjë përjashtim. Ne nuk do të lejojmë më që dështimet e tyre të shiten si patriotizëm.

VLEN zotohet se do t’i përmirësoj të gjitha çështjet gjysmake të trashëguara nga qeveritë e kaluara, duke ofruar zgjidhje ligjore.

Burimi: fol.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy datat e lindjes me te zakonshme ne bote kur lindin me shume dhe kur me pak femije 6863d20c6eb17
Lajmi i mëparshëm

Dy datat e lindjes më të zakonshme në botë: Kur lindin më shumë dhe kur më pak fëmijë?

kos fund tarifave te roamingut ne ballkanin perendimor liria digjitale ska me kufij 6863d64630935
Lajmi i radhës

Kos: Fund tarifave të roamingut në Ballkanin Perëndimor, liria digjitale s’ka më kufij!

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë