kurti takon perfaqesuesit e germin it diskutojne per diasporen 6b01fa61aaed0

Kurti takon përfaqësuesit e GERMIN-it, diskutojnë për diasporën

November 21, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, me të cilët ka diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë e rritjes së përfshirjes së bashkatdhetarëve në jetën publike dhe institucionale të Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim morën pjesë anëtarët e Bordit të GERMIN-it, Anila Hyka, Avni Mustafaj dhe Yll Zagragja, si dhe bashkëdrejtorët ekzekutivë, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu.

Gjatë takimit u diskutua për angazhimin e vazhdueshëm në shtimin e ndërveprimit me mërgatën dhe për mundësitë konkrete të përfshirjes së saj në jetën publike, institucionale dhe shoqërore në Republikën e Kosovës.

Një nga temat e trajtuara ishte edhe rëndësia e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë, si dhe mbështetja e nismave që synojnë përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj.

Sipas njoftimit, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe Programit OriginAL, edicionit të pestë të konferencës Diaspora Flet, si dhe nismës Shtëpia e Diasporës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adrola dushi shfaqet me nje pamje elegante terheq vemendjen me stilin e vecante 6b01df33ac2a3
Lajmi i mëparshëm

Adrola Dushi shfaqet me një pamje elegante, tërheq vëmendjen me stilin e veçantë

aktivisti vjerdha studentet nje ure lidhese mes shoqerise dhe opozites 6b01fabca885f
Lajmi i radhës

Aktivisti Vjerdha: Studentët, një urë lidhëse mes shoqërisë dhe opozitës

Të fundit nga

ShkoLartë