adnan alija zgjidhet kryetar i deges se lidhjes shqiptare ne gazi babe 6b01fb4ec4a65

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gazi Babë

November 21, 2026
1 minut lexim
IMG 2566

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën organet drejtuese.

Në njoftimin e partisë thuhet se, me mbështetje unanime të kuvendarëve, Adnan Alija u zgjodh Kryetar i Degës, ndërsa pas tij u zgjodh edhe kryesia e degës.

“Kryetari i Degës, Adnan Alija, tha para bashkëpartiakëve se Komuna e Gazi Babës është një nga komunat ku shqiptarët përballen me sfida serioze, por që rezistenca kombëtare është më e fuqishme se kurrë. Ai falenderoi bashkëveprimtarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm duke i ftuar për një angazhim edhe më të madh periudhën në vijim. Radhët e Lidhjes Shqiptare në këtë komunë janë shtuar në vazhdimësi duke e bërë subjektin më të fuqishëm në nivel lokal.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në fjalën e tij para të pranishmëve u fokusua në temat aktuale politike dhe goditjet e vazhdueshme që kjo Qeveri ju bën të drejtave dhe pozitës juridiko kushtetuese të shqiptarëve. Ai tha se nuk mund të ketë shtet unitar pa pasur dygjuhësi në të gjithë territorin e vendit.

Kryetari Sela i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe problemeve lokale të shqiptarëve në Komunën e Gazi Babës, duke potencuar këtu edhe mohimin e të drejtës së arsimit në Gjuhën Shqipe në Idrizovë. Ai tha se Lidhja Shqiptare kundërshton ashpër fenomenin e rrezikshëm të shitjes së interesave kombëtare, të drejtave të fëmijëve dhe brezave që vijnë, për interesa personale e grupore të politikanëve dhe partive të tjera.

Me fjalë përshëndetëse para kuvendarëve të Gazi Babës u paraqitën edhe anëtarë të Kryesisë Qëndrore të cilët theksuan se paraqet kënaqësi të veçantë prezenca në këto vendbanime ku Lidhja Shqiptare vazhdimisht ka korrur fitore.”, thuhet në njoftim. (INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

guvernatori i leningradit situata ne anijen ruse eshte nen kontroll 6b01faf7c7d7c
Lajmi i mëparshëm

Guvernatori i Leningradit: Situata në anijen ruse është nën kontroll

modelja rrefen sulmet online kur i kerkuan cdo dite per muaj me radhe te vrste veten 6b01fb51645b7
Lajmi i radhës

Modelja rrëfen sulmet online kur i kërkuan çdo ditë për muaj me radhë të vr*ste veten

Të fundit nga

ShkoLartë