Dy datat e lindjes më të zakonshme në botë: Kur lindin më shumë dhe kur më pak fëmijë?

July 1, 2025
1 minut lexim

Ja cilat data të lindjes janë, sipas statistikave, më të shpeshtat dhe më të rrallat

Disa herë është shkruar për stinën e vitit, muajin kalendarik, madje edhe ditën kur është koha më e përshtatshme për të “punuar” për një fëmijë, pra kur janë konceptuar më shumë fëmijë. Sipas statistikave, më së shumti fëmijë lindin në fillim të vjeshtës, konkretisht në shtator.

Organizata World of Statistics ka publikuar të dhëna interesante për ditëlindjet më të zakonshme në botë. Sipas tyre, më së shumti njerëz kanë lindur më 9 shtator, ndërsa data e dytë më e zakonshme është 19 shtator. Nga statistikat që zotëron kjo organizatë, rezulton se muaji shtator është më i populluari për lindje – datat 12 dhe 17 shtator zënë vendin e tretë dhe të katërt.

Një nga arsyet kryesore pse kaq shumë fëmijë lindin në shtator lidhet me periudhën festive të fundvitit, dhjetorin dhe janarin, kur shumica e njerëzve kalojnë më shumë kohë në shtëpi, pushime dhe festime, duke ndikuar në rritjen e koncepteve në atë periudhë.

Dita më e rrallë e lindjes është 29 shkurti. Personat e lindur në këtë datë mund ta festojnë ditëlindjen në ditën e saktë vetëm një herë në katër vjet. Ata quhen shpesh “fëmijë të vitit të brishtë”. Në vitet që nuk janë të brishta, shumica zgjedhin ta festojnë më 28 shkurt ose 1 mars. Në disa shtete ekzistojnë edhe rregullore të posaçme për të përcaktuar moshën madhore ose të drejtat ligjore të personave të lindur më 29 shkurt.

Përveç 29 shkurtit, lindjet janë më të rralla edhe në ditët e festave të mëdha, si Krishtlindjet (25 dhjetor) dhe Viti i Ri (1 janar). Kjo ndodh sepse shumë lindje të planifikuara ose ndërhyrje cezariane zakonisht nuk caktohen në këto data, dhe një pjesë e madhe e personelit mjekësor është me pushim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Ramadani: Edi Rama “rikthehet” në Çarshi të Shkupit, por këtë herë i rrethuar nga kriminel të BDI-së!

Të fundit nga

ShkoLartë