kos fund tarifave te roamingut ne ballkanin perendimor liria digjitale ska me kufij 6863d64630935

Kos: Fund tarifave të roamingut në Ballkanin Perëndimor, liria digjitale s’ka më kufij!

July 1, 2025
1 minut lexim

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, paralajmëroi heqjen e plotë të roamingut për rajonin.
Kos theksoi se kjo do të jetë e mundur nëse vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë në ndryshime ligjore që do të lehtësojnë zbatimin e këtij vendimi, duke shtuar se kjo mund të ndodhë që nga 1 janari i vitit 2026.

“Nëse vërtet punojmë fort, dhe e di që ju liderët jeni të gatshëm ta bëni këtë, që do të kërkojë shumë reforma dhe ndryshime në legjislacion, atëherë mund të kemi roaming falas për vendet e Ballkanit Perëndimor prej 1 janarit 2026,” tha Komisionarja Kos.

Ajo shtoi se kjo do të ndihmojë që qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së të komunikojnë në telefon pa tarifa shtesë.

Kryeministri Mickoski u shpreh optimist dhe i përkushtuar që Maqedonia e Veriut do të përmbushë kushtet e nevojshme për realizimin e kësaj iniciative.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen populli ju njeh mire 20 vite deshtime i shitet si patriotizem 6863d3ed4f137
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Populli ju njeh mirë, 20 vite dështime i shitët si patriotizëm

takimi bozhinovska sharlote ru drejtoreshe ekzekutive per evropen qendrore dhe juglindore ne berzh forcimi i bashkepunimit energjetik ne fokus 6863db3021dc6
Lajmi i radhës

“Takimi Bozhinovska– Sharlote Ru, Drejtoreshë Ekzekutive për Evropën Qendrore dhe Juglindore në BERZH: Forcimi i bashkëpunimit energjetik në fokus”

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë