Koalicioni VLEN ka njoftuar se sot, në ora 12:00 do të mbajë konferencë për shtyp ku, sipas njoftimit, do të shpaloset një tjetër skandal që lidhet me ish-pushtetin, përkatësisht me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Nga VLEN bëjnë të ditur se para opinionit publik do të prezantohen informacione dhe të dhëna të reja, të cilat, sipas tyre, hedhin dritë mbi veprimet e strukturave të mëparshme qeverisëse.
“Shpalosim një tjetër skandal të ish-pushtetit, gjegjësisht Bashkimit Demokratik për Integrim”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.


