Aktori amerikan Dane Cook dhe bashkëshortja e tij, Kelsi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku kanë shprehur emocionet për këtë pritje të veçantë.
“Jemi të emocionuar dhe mezi kemi pritur ta ndajmë këtë lajm me ju!”, thuhet në njoftimin e çiftit.
Dane Cook, 54 vjeç, dhe Kelsi, 28 vjeçe, janë njohur në vitin 2017, ndërsa së fundmi kanë festuar trevjetorin e martesës. Çifti u martua në një ceremoni në Havai.

Me këtë rast, aktori i kishte kushtuar bashkëshortes së tij edhe një mesazh romantik, duke kujtuar rrugëtimin e tyre trevjeçar.
“Kanë kaluar tre vjet që nga dita kur u martuam në atë mbrëmje të bukur në Havai dhe ato vite kanë qenë një aventurë e jashtëzakonshme. Udhëtimi më i bukur”, kishte shkruar ai.

Cook kishte vazhduar mesazhin duke e falënderuar Kelsin për mbështetjen dhe frymëzimin e vazhdueshëm, duke theksuar se ajo kishte luajtur rol të veçantë edhe në realizimin e dokumentarit të tij.
Burimi: botasot.info

