pa zemer nga leke dedvukaj sjell anen tjeter te dashurise 6b05efd26af89

“Pa zemër” nga Lekë Dedvukaj sjell anën tjetër të dashurisë

November 24, 2026
1 minut lexim

Ai është këngëtari jo vetëm i Malësisë, por i të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, pasi numëron vite e vite në skenë, por edhe plot hite që mbeten të paharruara.

Po flasim për artistin e njohur Lekë Dedvukaj, i cili sapo ka sjellë një superbaladë me titull “Pa zemër”, të përcjellë edhe me një videoklip me tematikën e këngës.

Por mund të themi se këngëtarit po i rrinë mjaft bukur edhe baladat, ndërsa ai vetë ka dashur ta shpjegojë mesazhin e këngës përmes këtij statusi në rrjetin e tij social:

“Dashuria ka simbolikën e vet, edhe kur vazhdon edhe kur ndërpritet; si kur të lumturon, ashtu edhe kur të lë pas dhimbje dhe mall. Edhe këngët e mia, përveç atyre me motive patriotike, natyrshëm, prekin edhe këtë ndjenjë njerëzore, pa të cilën jeta do të ishte e varfër dhe pa kuptim.

Edhe kjo këngë ka simbolikën e vet, por edhe qëllimin, që t’ju ngucë, për të mos provuar anën e dhimbshme të dashurisë, por atë të lumturisë”, ka shkruar vetë artisti.

Kënga ka autor të tekstit dhe muzikës Kreshnik Avdiun, orkestrimin e ka bërë Adrian Kastrati, ndërsa videoklipi është realizuar nga produksioni “Power Media Studio”.

Këngën mund ta klikoni dhe ta shikoni në linkun më poshtë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bexheti 750 milione euro borxhe pensionet varen gjithnje e me shume nga buxheti 6b05efcd85c4b
Lajmi i mëparshëm

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Të fundit nga

ShkoLartë