perfundon ne sherr me thika konflikti ne fier 17 vjecari plagos punonjesin e fast food it 6b05ef41cf90a

Përfundon në ‘sherr’ me thika konflikti në Fier, 17-vjeçari plagos punonjësin e fast-food-it

November 24, 2026
1 minut lexim

Një konflikt i ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit ka përfunduar me plagosjen e një punonjësi të një biznesi fast-food, 29 vjeç, i identifikuar si Bexhet Myftari.

Ngjarja është regjistruar në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi i fast food-it është thirrur nga persona të tjerë për të sqaruar një konflikt, jashtë ambienteve të biznesit ku ai punonte.

Por ajo që duhej të ishte një sqarim ka përfunduar në përplasje fizike, ku punonjësi është goditur me mjet prerës, thikë nga një 17-vjeçar.

Pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka dalë me njoftim zyrtar, duke zbuluar edhe detajet e incidentit: “Fier/Plagosi me mjet prerës një 29-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet 17-vjeçari dhe vijon puna për kapjen e tij.

Sot, rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.

Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja, transmeton TCH.

29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me 25 dhe 26 nentor mbahet konferenca shkencore rexhep qosja figure shumeplaneshe e kultures shqiptare 6b05eee59ba87
Lajmi i mëparshëm

Më 25 dhe 26 nëntor mbahet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

bllokada amerikane rendon tregtine e iranit mbi 1 mije kamione mbeten te bllokuar ne kufi 6b05ef45950b1
Lajmi i radhës

Bllokada amerikane rëndon tregtinë e Iranit, mbi 1 mijë kamionë mbeten të bllokuar në kufi

Të fundit nga

ShkoLartë