bexheti 750 milione euro borxhe pensionet varen gjithnje e me shume nga

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

November 24, 2026
1 minut lexim
eko

Akademik Abdylmenaf Bexheti ka alarmuar për gjendjen e financave publike në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se sistemi pensional po bëhet gjithnjë e më i varur nga buxheti shtetëror, ndërsa detyrimet e prapambetura të institucioneve kanë kaluar 750 milionë euro.

Në emisionin “24 Analiza” në TV24, Bexheti kundërshtoi idetë për nacionalizimin e shtyllës së dytë pensionale, duke paralajmëruar për pasoja juridike, dhe propozoi huamarrje të re prej 250 deri në 300 milionë euro për të injektuar likuiditet në ekonomi.

Sipas tij, nevojat vjetore për pensione arrijnë rreth 125 miliardë denarë, ndërsa transferet nga buxheti qendror mbulojnë tashmë rreth 40 për qind të financimit të shtyllës së parë.

Bexheti kërkoi disiplinë më të rreptë fiskale, kontroll më të madh ndaj evazionit tatimor dhe rikthimin e përgjegjësisë ligjore për institucionet dhe komunat që marrin obligime pa burime të siguruara financimi.

Ai kritikoi edhe administratën tatimore për fokusin e pamjaftueshëm ndaj kompanive të mëdha dhe sektorëve me rrezik të lartë të evazionit, duke kërkuar kontrolle më të ashpra ndaj bizneseve që fshehin të ardhurat.

Sipas akademikut, investimet kapitale duhet të orientohen drejt projekteve produktive në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, e jo shpenzimeve që vetëm në letër paraqiten si investime.

Bexheti vlerësoi se pa disiplinë financiare, investime të mirëfillta dhe përshpejtim të integrimit evropian, vendi rrezikon të vazhdojë të humbasë kuadro dhe të përballet me presion të mëtejshëm ekonomik.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

okb ngre alarmin infektimet me hiv mund te rriten ne vitin 2027 shkurtimet e fondeve rrezikojne te zhbejne progresin global 6b05ef78767ea
Lajmi i mëparshëm

OKB ngre alarmin: Infektimet me HIV mund të rriten në vitin 2027, shkurtimet e fondeve rrezikojnë të zhbëjnë progresin global

pa zemer nga leke dedvukaj sjell anen tjeter te dashurise 6b05efd26af89
Lajmi i radhës

“Pa zemër” nga Lekë Dedvukaj sjell anën tjetër të dashurisë

Të fundit nga

ShkoLartë