shqiperia plan veprimi per zgjerimin e investimeve dhe perafrimin me be ne 6b060b681845f

Shqipëria plan veprimi për zgjerimin e investimeve dhe përafrimin me BE-në

November 25, 2026
1 minut lexim

Miratimi i një plani veprimi për zhvillimin e sektorit të lëndëve të para kritike (ku përfshihen mineralet, teknologjitë, energjia), tërheqjen e investimeve dhe harmonizimin e legjislacionit me Bashkimin Europian është një nga objektivat që Shqipëria synon të realizojë brenda këtij viti.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ky angazhim u diskutua me partnerët europianë dhe investitorët, në prag të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku në fokus ishte potenciali i Shqipërisë në këtë sektor.

“Brenda këtij viti synojmë të miratojmë një plan veprimi që adreson zhvillimin e sektorit, tërheqjen e investimeve dhe harmonizimin e legjislacionit me BE-në”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo theksoi se synimi është që burimet e vendit të shërbejnë si bazë për zhvillimin e një industrie me më shumë vlerë të shtuar në ekonomi, duke krijuar vende pune të kualifikuara dhe mundësi të reja për investime, transmeton atsh.

“Prioriteti ynë është krijimi i vlerës së shtuar brenda vendit, gjenerimi i vendeve të punës të kualifikuara dhe integrimi i industrisë shqiptare në zinxhirët europianë të vlerës”, u shpreh ministrja.

Përmes këtij procesi, Shqipëria synon të afrojë më tej politikat dhe kuadrin ligjor me standardet europiane, si dhe të rrisë përfshirjen e industrisë vendase në zinxhirët e vlerës të Bashkimit Europian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu ne prag te 28 nentorit kjo feste na bashkon ne tirane prishtine tetove e presheve 6b060b01109ac
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu në prag të 28 Nëntorit: Kjo festë na bashkon në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Preshevë

rusia kercenon estonine me lufte te hapur 6b060b98417e1
Lajmi i radhës

Rusia kërcënon Estoninë me “luftë të hapur”

Të fundit nga

ShkoLartë