vrau gruan ne sy te 4 femijeve shqiptari ne greqi denohet me burg perjete 6b0627845a350

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, shqiptari në Greqi dënohet me burg përjetë

November 25, 2026
1 minut lexim

Gjykata në Trikala të Greqisë ka dënuar me burgim të përjetshëm 41-vjeçarin shqiptar, që vrau bashkëshorten e tij në fund të gushtit 2025, në banesën ku jetonin në qytetin e Volosit. Burri e goditi disa herë me një mjet kuzhine, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në prani të katër fëmijëve të çiftit.

Sipas mediave greke, procesi gjyqësor nisi të enjten e kaluar dhe përfundoi të hënën, kur gjykata shpalli vendimin. I pandehuri u shpall fajtor për vrasje me dashje, të kryer në gjendje të qetë shpirtërore, ndërsa u dënua gjithashtu me një vit burg për mbajtje dhe përdorim të paligjshëm të armës. Katër fëmijët e çiftit ishin të pranishëm në gjykatë gjatë procesit, por nuk u thirrën për të dëshmuar.

Gjatë gjyqit, pala e akuzës argumentoi se 41-vjeçari kishte ushtruar vazhdimisht dhunë psikologjike, verbale dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Prokuroria pretendoi gjithashtu se krimi ishte planifikuar dhe se autori kishte vepruar në mënyrë të qëllimshme, duke përdorur edhe mashtrimin. Në anën tjetër, i pandehuri u mbrojt duke pretenduar se vuante dhe vazhdon të vuajë nga probleme të shëndetit mendor, të cilat, sipas tij, së bashku me sjelljen e bashkëshortes, e kishin çuar drejt kryerjes së krimit.

Prokurori kërkoi që 41-vjeçari të shpallej fajtor për vrasje me dashje, duke kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për njohjen e rrethanave lehtësuese dhe të përgjegjësisë së reduktuar, për shkak të problemeve të tij psikiatrike.

Avokati i të akuzuarit argumentoi se klienti i tij kishte një çrregullim psikotik dhe se gjendja e tij mendore kishte ndikuar në ngjarje, duke shtuar se ai vazhdon të marrë medikamente edhe gjatë qëndrimit në burg.

Megjithatë, gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, rrëzoi rrethanat lehtësuese të kërkuara nga mbrojtja dhe vendosi dënimin me burgim të përjetshëm.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mobilizim ne kek per rikthimin e bllokut b1 punetoret vazhdojne angazhimin edhe ne oret e vona 6b0627224d844
Lajmi i mëparshëm

Mobilizim në KEK për rikthimin e bllokut B1, punëtorët vazhdojnë angazhimin edhe në orët e vona

Të fundit nga

ShkoLartë