mobilizim ne kek per rikthimin e bllokut b1 punetoret vazhdojne angazhimin edhe ne oret e vona 6b0627224d844

Mobilizim në KEK për rikthimin e bllokut B1, punëtorët vazhdojnë angazhimin edhe në orët e vona

November 25, 2026
1 minut lexim

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B.

Përmes një videoje, sindikata ka vënë në pah mobilizimin dhe përkushtimin e punëtorëve, të cilët po vazhdojnë punën edhe në orët e vona, me synimin që blloku B1 të rikthehet sa më parë në funksion.

Si shembull të këtij angazhimi, Sindikata e Re e KEK-ut ka veçuar Elbasan Nebihin, saldues në Termocentralin Kosova B dhe sindikalist, i cili, sipas tyre, po vazhdon të kontribuojë në këtë proces me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Në mbishkrimin e videos, sindikata ka vlerësuar punën e punëtorëve, duke theksuar se ata, pavarësisht lodhjes dhe sfidave, po japin maksimumin për KEK-un dhe sigurinë energjetike të vendit.

“KEK-u është shtëpia jonë, ndërsa punëtorët janë shtylla e saj!”, thuhet në reagimin e sindikatës, e cila ka shprehur krenari dhe mirënjohje për të gjithë punëtorët e angazhuar në rikthimin e bllokut B1 në operim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas tre vitesh martese dane cook dhe kelsi behen gati per kapitullin e ri te jetes 6b060bf187a07
Lajmi i mëparshëm

Pas tre vitesh martesë, Dane Cook dhe Kelsi bëhen gati për kapitullin e ri të jetës

vrau gruan ne sy te 4 femijeve shqiptari ne greqi denohet me burg perjete 6b0627845a350
Lajmi i radhës

Vrau gruan në sy të 4 fëmijëve, shqiptari në Greqi dënohet me burg përjetë

Të fundit nga

ShkoLartë