trump ndal netanyahu n izraeli anulon sulmin masiv ndaj iranit 6a27c0fd6f887

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

June 9, 2026
1 minut lexim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar të pezullojë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit, pas një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.



Sipas raportimeve të mediave të huaja, Izraeli po përgatitej të kryente një sulm të madh të planifikuar për në fund të pasdites. Operacioni ishte miratuar nga Netanyahu, por u anulua në momentet e fundit pas një bisede telefonike me Trump.

Burimet bëjnë të ditur se rreth orës 16:30, Netanyahu kishte dhënë dritën jeshile për nisjen e operacionit. Megjithatë, pak minuta më vonë, Presidenti amerikan e telefonoi dhe i kërkoi të ndalte çdo veprim të mëtejshëm ushtarak, duke e nxitur të shmangte përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Raporti thekson se pas kësaj bisede, kryeministri izraelit vendosi të anulojë sulmin, në një lëvizje që shihet si përpjekje për të shmangur një përplasje më të gjerë mes Izraelit dhe Iranit.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

BILALL KASAMI DHE IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

VLEN paralajmëron “bombën” e radhës: Në mesditë zbulon një tjetër skandal të madh të BDI-së

keto jane 5 grate me te votuara nga vv pdk ldk dhe aak 6a27c5730eab0
Lajmi i radhës

Këto janë 5 gratë më të votuara nga VV, PDK, LDK dhe AAK

Të fundit nga

ShkoLartë