vizita ne mbreterine e bashkuar spiropali bashkepunim parlamentar marredheniet dypaleshe ne nje nivel te ri 6787cd47eb3f3

Vizita në Mbretërinë e Bashkuar, Spiropali: Bashkëpunim parlamentar, marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri

January 15, 2025
1 minut lexim

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeparlamentarja u shoqërua nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi.

Gjatë takimit me Kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle, Spiropali diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve. Pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët në dhjetor 2022, dialogu politik, marrëdhëniet e shkëmbimet dypalëshe janë në një momentum të favorshëm dhe Kuvendi dhe Dhoma e Komuneve po kontribuojnë në avancimin e tyre.

“Bashkëpunimi me Parlamentin britanik është një prioritet i Kuvendit dhe niveli më i lartë i marrëdhënieve dypalëshe. Ndërveprimi ynë synon thellimin e reformave, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe mbrojtjen e paqes, turizmin, inovacionin, arsimin, kulturën dhe nismat e tjera dypalëshe. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në luftën kundër emigrimit ilegal përfshin edhe projektet e programet mbështetëse për investime dhe punësimin e rinisë në disa zona të Veriut”, tha Spiropali.

Në Mbretërinë e Bashkuar jeton një komunitet i madh i Diasporës shqiptare, aktiv dhe i mirëintegruar, i cili shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.

Spiropali nënvizoi lidershipin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar të integrimeve dhe perspektivës euro-atlantike të Kosovës si edhe të bashkëpunimit të saj me NATO-n.

“Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të vijojnë bashkëpunimin për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në koherencë të plotë me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s”, shtoi Spiropali.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qeveria i ben thirrje aojshq se per biseda pagat nuk jane te larta por mundesite jane te kufizuara 6787c88a289a4
Story i mëparshëm

Qeveria i bën thirrje AOJSHQ-së për biseda: Pagat nuk janë të larta, por mundësitë janë të kufizuara

musliu shoshi masakra e recakut nje plage e thelle ne historine tone qe kurre nuk sherohet 6787d6db1f2f4
Story i radhës

Musliu – Shoshi: Masakra e Reçakut, një plagë e thellë në historinë tonë që kurrë nuk shërohet

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë