kroacia paralajmeron qytetaret per serbine ja arsyeja qe ka te beje edhe me shqiptaret 679343c87cf87

Kroacia paralajmëron qytetarët për Serbinë, ja arsyeja që ka të bëjë edhe me shqiptarët

January 24, 2025
1 minut lexim

Ministria e Jashtme e Kroacisë i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Serbi, pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Beograd ku u arrestuan dhe më pas u dëbuan të paktën 14 anëtarë të organizatave të shoqërisë civile.

“Tregoni kujdes, monitoroni situatën aktuale dhe merrni informacione më të detajuara para se të udhëtoni për shkak të veprimeve të regjistruara të papërshtatshme dhe të pabaza të autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj qytetarëve kroatë”, thuhet në njoftimin për media.

Një grup policësh civilë bastisën mëngjesin e djeshëm hotelin ku po qëndronin aktivistët nga disa vende Europiane, të cilët ndodheshin aty në kuadër të një “ëorkshopi” për ekonominë.

Mes tyre ishin katër vajza kroate dhe dy shtetas shqiptarë. Ata u shoqëruan në polici, u morën në pyetje për orë të tëra dhe u detyruan të firmosin dokumente pa ditur përmbajtjen, që rezultuan se ishin fletë dëbimi për një vit nga Serbia me arsye për “sigurinë kombëtare”.

Në një letër të hapur, 310 organizata nga e gjithë Europa u bën thirrje “institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së që t’i marrin seriozisht këto shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga qeveria serbe dhe të përdorin mjete politike dhe institucionale për ta mbajtur qeverinë serbe përgjegjëse për veprimet e saj kundër qytetarëve dhe qytetarëve të saj të vendeve fqinje që përballen me shkelje të të drejtave civile, të dokumentuara në detaje nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Autoritetet serbe “kërkojnë fuqishëm që të japin një shpjegim transparent të këtyre veprimeve të paarsyeshme dhe të paligjshme kundër aktivistëve civilë nga vendet anëtare dhe kandidatët e BE-së dhe të sigurojnë që një trajtim i tillë i padrejtë të mos përsëritet”.

Ato theksojnë se regjimi i presidentit Aleksandër Vuçiç po “kërkon armiq të jashtëm”, teksa gjendet nën presion të madh nga qytetarët e vetë për t’u dorëhequr.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

presidenti trump urdheron publikimin e dokumenteve te klasifikuara mbi vrasjet e john f kennedy dhe martin luther king jr 67932ee8ecb1b
Story i mëparshëm

Presidenti Trump urdhëron publikimin e dokumenteve të klasifikuara mbi vrasjet e John F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

sauditet thyejne banken 350 milione euro per vinin reali i qendron klauzoles prej 1 miliard euro 6793477dc50c3
Story i radhës

Sauditët “thyejnë” bankën, 350 milionë euro për Vinin/ Reali i qëndron klauzolës prej 1 miliard euro

Të fundit nga

ShkoLartë