qeveria i ben thirrje aojshq se per biseda pagat nuk jane te larta por mundesite jane te kufizuara 6787c88a289a4

Qeveria i bën thirrje AOJSHQ-së për biseda: Pagat nuk janë të larta, por mundësitë janë të kufizuara

January 15, 2025
min lexim

Shkup, 15 janar – Nëse AOJSHQ me të vërtetë kudjeset për pagat e të punësuarve, u bëjmë thirrje në bisedë për gjetjen e zgjidhjes. Në të kundërtën, mbetet dyshimi se AOJSHQ është organizatë sindikaliste, e cila punon për interesa partiake të dikujt dhe për grumbullimin e pikave të vogla politike në kurriz të qytetarëve, kumtoi Qeveria.

Qeveria përkujton se është e hapur për arritjen e marrëveshjes me të gjitha organizatat sindikaliste përmes dialogut. Siç thotë, protestat nuk janë mënyra më e mirë e komunikimit, ndërsa çdo propozim ose sugjerim nga sindikatat diskutohet për t’u gjetur zgjidhje e pranueshme dhe në interes të qytetarëve.

“Protestat janë malicioze dhe politikisht të motivuara. Qeveria dëshmoi dhe tregoi se është partner i punëtorëve, për këtë shkak potencojmë se jemi të gatshëm të ulemi në tryezë dhe t’i shqyrtojmë të gjitha propozimet nga ana e sindikatave. Na vjen keq që AOJSHQ edhe krahas Këshillit ekonomiko-social si trup ku merr pjesë dhe ku gjithmonë kemi diskutuar për të gjitha sfidat, ka zgjedhur të protestojë. Greva si zgjidhje e parë nuk është hap legjitim dhe tregon instruktim politik. Nëse AOJSHQ është realisht e shqetësuar për pagat e punëtorëve, u bëjmë thirrje të bisedojnë me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të duhura. Ndryshe, mbetet dyshimi se AOJSHQ është organizatë sindikaliste që punon për interesa partiake të dikujt që nuk mendon asgjë tjetër veç mbledhjes së pikëve të vogla politike në kurrizin e qytetarëve”, njofton Qeveria.

Sipas Qeverisë, pagat nuk janë të larta, por mundësitë në buxhet janë të kufizuara.

“Vitin e kaluar edhe përskaj gjendjes katastrofike që trashëguam nga Qeveria e kaluar, së bashku me sindikatat arritëm marrëveshje për rritjen e pagave për punonjësit në shëndetësi dhe arsim dhe gjithashtu rritëm pensionet për mbi 300.000 pensionistë në mënyrë lineare. Qeveria e kaluar gjatë përgatitjes së Buxhetit për vitin 2024 nuk kishte parashikuar mjete për pagesën e K-15 për punonjësit në administratë, ndërsa me rishikimin e Buxhetit, kjo Qeveri i parashikoi dhe i pagoi K-15 për 84.000 punonjës në vlerë prej një miliard denarë. Për gjashtë muaj si Qeveri kemi bërë shumë më tepër për qytetarët se sa ajo që bëri Qeveria e kaluar për 7 vjet. Qeveria mbetet e përkushtuar në marrjen e vendimeve në interes të të gjithë qytetarëve dhe rritjen e pagave për punonjësit, por mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje për problemet dhe qëndrimet e ndryshme është përmes bisedave”, kumtoi Qeveria.

Kryetari i Sindikatës së AOJSHQ-së Tërpe Deanovski sot deklaroi se çdo tentim nga ana e Qeverisë ose partive politike që të dëshmojnë se ka politikë në protestat ose punën e Sindikatave, do të jetë i kotë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shfaqja skandaloze ne vevcani shabani institucionet te veprojne organizatoret te mbajne pergjegjesi 6787c7db128d3
Story i mëparshëm

Shfaqja skandaloze në “Vevçani”, Shabani: Institucionet të veprojnë, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!

vizita ne mbreterine e bashkuar spiropali bashkepunim parlamentar marredheniet dypaleshe ne nje nivel te ri 6787cd47eb3f3
Story i radhës

Vizita në Mbretërinë e Bashkuar, Spiropali: Bashkëpunim parlamentar, marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri

Të fundit nga

ShkoLartë