u amnistuan organizatoret e 27 prillit bdi i reagon vlen it po ju sherbeni interesave te nje agjende monoetnike 6792e065d979f

U amnistuan organizatorët e 27 prillit, BDI i reagon VLEN-it: Po ju shërbeni interesave të një agjende monoetnike

January 24, 2025
1 minut lexim
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish ndaj deklaratave nga koalicioni VLEN të cilën akuzojnë pushtetin e kaluar për amnistimin e organizuatorëve të 27 prillit.
Nga BDI thonë se gjyqësori është i kapur nga VLEN dhe se ky koalicion i shërben një agjende politike monoetnike.
Reagimi i plotë:
VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës – kanë humbur busullën
Dje, VLEN u mburr se ka mbyllur kapitullin e ndikimit politik në gjyqësor dhe se tani vendoset drejtësi dhe përgjegjësi.
Por sot, kur gjykata amnistoi ata që më 27 prill deshën të kryejnë grusht shteti në Parlament dhe të rrezikojnë jetën e deputetëve, VLEN ndryshoi narrativën.
Në një përpjekje qesharake për të shpëtuar imazhin, tani fajësojnë prokurorët e “kohës së kaluar”.
Kjo është dëshmi e qartë e humbjes së busullës dhe e lojës së tyre me dy standarde.
Është e qartë se sot gjyqësori është më i kapur se kurrë dhe i shërben interesave të një agjende politike monoetnike.
Drejtësia selektive ka marrë formë dhe amnistimi i atyre që sulmuan shtetin është prova më e qartë për këtë.
BDI e denoncon me forcë këtë qasje dhe manipulimet që e shoqërojnë.
Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët që besojnë në demokraci dhe barazi nuk do të pranojnë që drejtësia të shndërrohet në një instrument politik të privilegjuarve.
VLEN, në vend që të fshehë të vërtetën me deklarata të paqarta, duhet të pranojë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur.
Drejtësia nuk mund të jetë farsë!
Kjo lojë duhet të marrë fund!
A po vjen era shtet me vendimin e sotëm për 27 prillin?

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

xum allushi per eglin ajo po e perndjek gjestin 6792dc6a5f1f4
Story i mëparshëm

Xum Allushi për Eglin: Ajo po e përndjek Gjestin!

klodiana lala jep detaje te reja per hetimin e masakres se dobracit 6792e60563223
Story i radhës

Klodiana Lala jep detaje të reja për hetimin e masakrës së Dobraçit

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë