Vihet në pranga 23-vjeçari, vodhi para brenda një automjeti

1 minut lexim

Komisariati i Policisë Fier ka arritur të zbardhë një vjedhje të ndodhur në Fier. Pas denoncimit të bërë nga pronari i automjetit është bërë identifikimi i personit njëkohësisht edhe arrestimi i tij.

Mbi shtetasin H. K. 23 vjeç rëndon akuza e vjedhjes së një shume parash brenda në automjetin e denoncuesit.

“Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, u ndalua shtetasi H. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën e parave në automjetin në përdorim të shtetasit Dh. T., 28 vjeç, banues në Korçë, të cilin e kishte lënë të parkuar në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, sipas policisë.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet i kanë kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kapiteni i skuadrës braziliane ndërpret intervistën për të ndalur sherrin

Story i radhës

Në Viti u shënua dita botërore e tuberkulozit

Të fundit nga