Në Viti u shënua dita botërore e tuberkulozit

Me rastin e 24 marsit- Ditës botërore të tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim të ngushtë me QKMF-në ka zhvilluar sot disa aktivitet të vetëdijesimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje.

Fillimisht në qytetin e Vitisë një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka shpërndarë disa fletushka rreth mënyrës së parandalimit por edhe mjekimit dhe shërimit të sëmundjes së tuberkulozit.

Këtë ekip e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti dhe të tjerë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë dy trajnime për stafin e infermiereve për trajtimin e pacientëve me tuberkulozë.

Ndërkaq ekipi i QKMF-së në Viti, ka shpërndarë fletushka për pacientët e rastit. Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, përmes aktiviteteve të tilla ata po synojnë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike. Përndryshe në vitin 2021 në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 447 raste te pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vihet në pranga 23-vjeçari, vodhi para brenda një automjeti

Story i radhës

Bërns: Nuk është sekret që publiku nuk beson tek drejtësia në RMV

Të fundit nga