berisha viziton gjekmarkajn ne spitalin e traumes deputeti i pd me shtyne ne kraharor dhe mbeta pa fryme niset drejt qsut 6769eb50e750c

Berisha viziton Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës, deputeti i PD: Më shtynë në kraharor dhe mbeta pa frymë! Niset drejt QSUT

December 24, 2024
1 minut lexim

Sali Berisha ka vizituar Agron Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës.

Nënkryetari i Parlamentit u rrëzua pa ndjenja gjatë mosbindjes civile të opozitës këtë të hënë, me liderin e PD-së që akuzon policinë se e ka shtyrë.

Pas kësaj, ai zgjodhi që ta vizitonte në Spitalin e Traumës, aty ku dhe Gjekmarkaj u dërgua me urgjencë.

Deputeti i PD: Më shtynë në kraharor dhe mbeta pa frymë.

Pjesë nga biseda Berisha-Gjekmarkaj:

Gjekmarkaj: E mbaj mend kur u rrëzova. E mbaj mend shumë mirë.

Berisha: A mund t’i identifikojmë emrat?

Gjekmarkaj: Edhe iu drejtova që jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në universitete. Më përbuzën, më shtynë sikur të isha leckë. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë.

Pas kontrollit te Trauma, Gjekmarkaj më pas, me urdhër të mjekëve u nis drejt QSUT-së për ndihmë më të specializuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

osmani nuk e di ku eshte grubi por ka gabuar qe ka ikur 6769e66a80a6c
Story i mëparshëm

Osmani: Nuk e di ku është Grubi, por ka gabuar që ka ikur

vitet e gjermanise buxhovi flet mbi lidhjet historike shqiptaro gjermane 6769f4b25ec39
Story i radhës

“Vitet e Gjermanisë”, Buxhovi flet mbi lidhjet historike shqiptaro-gjermane

Të fundit nga

ShkoLartë