(VIDEO) Mickoski thirrje maqedonasve: Të bashkohemi dhe ta rrëzojmë qeverinë

April 9, 2022
1 minut lexim

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, në fjalimin e tij para Unionit të Forcave të Reja në Shtëpinë e Kulturës në Prilep, ka kërkuar që të bashkohen të gjithëqyterarët për,  pasi siç tha ai, jemi pak për tu ndarë dhe duhet të bashkohemi.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPME

“Dhe më besoni, më thyhet zemra kur shoh se për këtë maqedonasit u përçanë në një kohë kur ne duhet të jemi të bashkuar dhe të fortë si shkëmb. Dhe mos mendoni se kjo ndarje është e rastësishme, vetëm shikoni se cili  nga e gjithë kjo përfiton më shumë. Ne jemi shumë pak për tu ndarë dhe dua të them nga ky vend se duhet bashkim! Po dërgoj një mesazh për të bashkuar popullin kundër qeverisë”.

Kreu i VMRO-së opozitare Mickoski, sqaron se  kur  çështja me Bullgarinë ishte aktuale,  ai u ka zgjatur  dorën,  që të bashkohen, por  sipas tij, qeveria nuk e tejkaloi veten dhe nuk e përdori atë vullnet për të mirën e shtetit.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPME

“Është e nevojshme të bashkojmë dhe të tejkalojmë të gjitha dallimet dhe ndarjet tona. Sepse po hyjmë në finalen e rrëzimit të kësaj qeverie të njohur si më kriminale dhe më e paaftë. Fuqia e bashkimit duhet të jetë e madhe, sepse synimet para nesh janë të mëdha. Populli kundër qeverisë. Shumë shpejt do të ketë zgjedhje”.

Hristian Mickoski,  më tej ka komentuar edhe shpalljen e rezulltateve të regjistrimit të popullsisë, i cili vlersonë se është disfatë sepse emigruan gati 200 mijë qytetarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inteligjenca britanike konfirmon lëvizjen e Rusisë në jug dhe në lindje

Story i radhës

E çuditshme, Harry Maguire apeloi prekjen me dorë të shokut të skuadrës

Të fundit nga

ShkoLartë