veles per 34 ore 151 gjoba nga safe city 6aa6af715be56

Veles: Për 34 orë, 151 gjoba nga “Safe City”

September 13, 2026
1 minut lexim
veles

Velesi mori edhe një qendër komande për këtë sistem, e vendosur në ish-ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për 36 orë në zonën e SPB Veles janë regjistruar 150 kundërvajtje trafiku, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë promovimit të sistemit “Qyteti i Sigurt” për Velesin dhe Povardarinë.

“Dje (e shtunë) u regjistruan 124 gjoba, ndërsa sot deri në mesditë 27 gjoba, pra gjithsej 151 për një ditë e gjysmë. Kjo është shumë më pak krahasuar me numrat që kishim në disa periudha të mëparshme. Velesi mori edhe një qendër komande për këtë sistem, e vendosur në ish-ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat janë rinovuar plotësisht. Ai mbulon zonën e SPB Veles, pra qytetet Veles, Kavadar, Negotinë dhe Demir Kapi. Pjesa më e madhe e këtyre 151 gjobave janë për shpejtësi të tepërt, ndërsa vetëm tri-katër janë për kalim të dritës së kuqe”, tha Toshkovski gjatë vizitës në Veles.

Ai u falënderua qytetarëve që e kuptuan se sistemi është në interesin e tyre dhe se po respektojnë me ndërgjegje rregullat e trafikut.

“Kuptuam se zbatimi i sistemit ‘Qyteti i Sigurt’ është për të shpëtuar jetë njerëzore, jo për të mbushur buxhetin. Qytetarët treguan se mund të sillen në mënyrë evropiane dhe njëkohësisht po shohim efektet pozitive përmes numrit të ulët të aksidenteve, përkundër pasojave negative nga mosrespektimi i rregullave”, shtoi Toshkovski.

Ai ilustroi se vitin e kaluar për tetë muaj, deri në fund të gushtit, kishte 96 viktima në aksidente rrugore në Maqedoni, ndërsa këtë vit për të njëjtën periudhë janë evidencuar 61 viktima.

Ministri Toshkovski, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Velesit, Marko Kolev, më parë vendosi gur themeli për një parkime nëntokësore me kate në qendër të Velesit. Objekti do të ofrojë 100 vende parkimi, të shpërndara në tre nivele nëntokësore deri në thellësi 15 metra. Vlera e investimit është 221 milionë denarë, të siguruara nga Qeveria përmes kreditit hungarez.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ALBIN KURTI DHE IZET MEXHITI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti uron Kurtin për rizgjedhjen: Institucionet stabile janë garanci për qeverisje të përgjegjshme

FB IMG 1789308772093
Lajmi i radhës

Mexhiti: Asnjë vendim i politizuar nuk mund ta fshijë të vërtetën historike të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë