“E uroj mikun tim Albin Kurti për rizgjedhjen si Kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti.
Në urimin e tij, Mexhiti ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të vazhdojnë bashkëpunimin dypalësh, duke vënë theks të veçantë te projektet e përbashkëta infrastrukturore.
“Së bashku do ta vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, në interes të qytetarëve tanë, me theks të veçantë te projektet e përbashkëta infrastrukturore, të cilat na afrojnë si asnjëherë më parë, dhe në ndërtimin e të ardhmes evropiane për rajonin tonë”, është shprehur Mexhiti.
Mexhiti ka vlerësuar gjithashtu se institucionet stabile, të ndërtuara mbi vullnetin e qytetarëve, përbëjnë bazën për një qeverisje të përgjegjshme dhe të vendosur.
“Institucionet stabile të ndërtuara mbi vullnetin e sovranit janë garancioni më i mirë për qeverisje të përgjegjshme, të guximshme dhe të vendosur për të ndërtuar shtetin mbi themele të fuqishme dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ai.


