FB IMG 1789308772093

Mexhiti: Asnjë vendim i politizuar nuk mund ta fshijë të vërtetën historike të Kosovës

September 13, 2026
1 minut lexim

“Jemi pranë Republikës së Kosovës në këto momente me rëndësi historike, me mbështetje të plotë për luftën e pastër çlirimtare mbi të cilën u ngritën themelet e Republikës së pavarur”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti.

Në një mesazh urimi për Albin Kurtin me rastin e rizgjedhjes së tij si kryeministër i Kosovës, Mexhiti është ndalur edhe te zhvillimet që lidhen me luftën çlirimtare dhe proceset juridike që kanë prekur figura të saj.

Mexhiti ka theksuar se, pavarësisht vendimeve juridike apo politike, e vërteta historike dhe sakrificat e popullit të Kosovës nuk mund të fshihen.

“Historia njeh shumë raste kur ligji është përdorur për të marrë vendime kundërthënëse, por asnjë vendim i politizuar nuk mund ta fshijë një të vërtetë historike dhe asnjë autoritet nuk mund ta zhbëjë me një akt juridik atë që një popull e ka fituar me vetëmohim e sakrifica”, ka shkruar Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

veles per 34 ore 151 gjoba nga safe city 6aa6af715be56
Lajmi i mëparshëm

Veles: Për 34 orë, 151 gjoba nga “Safe City”

Të fundit nga

Veles: Për 34 orë, 151 gjoba nga “Safe City”

Velesi mori edhe një qendër komande për këtë sistem, e vendosur në ish-ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Për 36 orë në zonën e SPB Veles janë regjistruar 150 kundërvajtje trafiku, deklaroi ministri
ShkoLartë