Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda theksoi se tashmë institucionet e vendit po poshtërohen dhe qytetarët po tallen. Ky reagim i Grudës vjen në një konferencë të përbashkët me deputetin e PDK-së Arian Tahiri pas konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë Kurti 4.
Gruda: Institucionet po poshtërohen dhe qytetarët po tallen
“Kur ne kuptuam që veç përveç që shkelen afatet kushtetuese, shkelen edhe afatet e përcaktuara nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, por përveç shkeljes së afateve institucionet po poshtërohen, institucionet po fyhen, qytetarët po tallen me seanca të pakuptimta, ne vendosëm të tërhiqemi dhe ta përdorim mjetin e vetëm që mund ta përdorim ne në demokraci, që është Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Prandaj vendosëm që të mos vazhdojmë të shkojmë në seanca”, tha Gruda.
Ai tha se PDK nuk është tërhequr nga propozimi i kandidatit për nënkryetar të Kuvendit dhe me mungesën e tyre nuk mund të konstituohet Kuvendi.
Duke shtuar se konstituimi i sotëm është jashtë afateve kushtetuese dhe jashtë përcaktimeve kushtetuese.
Gruda: Partia Demokratike e Kosovës nuk ka hequr dorë nga propozimi i kandidatit të saj
“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka hequr dorë nga propozimi i kandidatit të saj, përkatësisht kandidates së saj për nënkryetare të Kuvendit. Letra që kemi dorëzuar sot nuk thotë që ne tërhiqemi, ne vetëm jemi larguar nga ky proces. Nuk thotë që ne refuzojmë propozimin, thotë që ne tërhiqemi përkohësisht derisa Gjykata të vendosë. Pra, PDK-ja nuk ka refuzuar propozimin e nënkryetarit të Kuvendit. Duke mos refuzuar propozimin, Kuvendi s’ka mundur të konstituohet, prandaj konstituimi i sotëm është jashtë afateve kushtetuese dhe jashtë përcaktimeve kushtetuese sepse nuk ka nënkryetar nga PDK-ja. Nëse Vetëvendosja mund të konstituojë Kuvendin pa nënkryetarin tonë sepse ne nuk shkojmë në dy seanca — në fakt në një, sepse është seanca e parë që nuk shkojmë — si mund të thotë që e ka të drejtën me propozu kryetar Kuvendi kur mungon dy muaj në Kuvend? Kur mungon përtej afatit kushtetues edhe përtej afatit politik që e vendos vetë? Pse si i merret Vetëvendosjes e drejta me propozu kryetar kur e shkel Kushtetutën kaq hapur, e mund të na merret ka neves se mungojmë një ditë në seancë? A duhet Kuvendi të mblidhet vetëm kur i teket Vetëvendosjes apo kemi disa rregulla? Unë besoj që ne jemi shoqëri që kemi disa rregulla, funksionojmë si shtet edhe duhet të ishim mbledhur brenda afateve”, tha ai.
Gjithashtu deputeti i PDK-së Arian Tahiri, tha se konstituimi i Kuvendit ka hyrë në një fazë që kërkon qartësi kushtetuese.
A tha se për të gjitha rrjedhat nga seanca konstitutive dhe votimi i qeverisë së re do të dërgohene për interpretim në Gjykëtën Kushtetuese.
Legjislatura e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Kosovës është konstituar të dielën me votimin e nënkryetarëve të Kuvendit, sipas kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme zgjodhi Kujtim Shalën e LDK-së për nënkryetar, nga komuniteti jo serb Emilja Rexhepin dhe Tanja Vujoviqin nga Lista Serbe.
Ndërkaq PDK nuk ishte në sallën plenare, rrjedhimisht kishte tërhequr propozimin e Vlora Çitakut për nënkryetare.
Paraprakisht, ishte zgjedhur Ardian Gola nënkryetar të premten.
Gjithashtu sot është votuar edhe Qeveria “Kurti 4” në një seancë të jashtëzakonshme me 62 vota për.
Burimi: botasot.info


