Ushqimi dhe karburantet më të shtrenjta, Qeveria dhe opozita paralajmërojnë propozim-masa

June 2, 2022
min lexim

Pas valës së rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike pas ndërprerjes së masave antikrizë, Qeveria paralajmëron masa të reja që do të jenë më të targetuara dhe më të drejta për ata që kanë më shumë nevojë për to. Opozita, nga ana tjetër, me propozim zgjidhje ligjore që do të përjashtonin produktet ushqimore nga TVSH-ja deri në fund të vitit, ndërsa akciza për karburantet do të përgjysmohej dhe TVSH-ja do të ishte pesë për qind në vend të 18 për qind që është aktualisht.

“Qeveria me ribalancin e ri të buxhetit, vazhdon me kujdesin e madh ndaj qytetarëve dhe në kohë sa më të shkurtër do të del me masa kundër krizës, siç janë rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN dhe Banka Botërore, BE dhe publikun. Kjo do të thotë se ato do të orientohen drejt kategorive të cenueshme të qytetarëve dhe ekonomisë dhe drejt atyre që kanë më shumë nevojë”, kumtoi dje pres-shërbimi qeveritar.

Qëllimi është, siç informuan nga atje, të mbrohen ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje, të sigurohet një shpërndarje e drejtë e fondeve dhe të ruhet konsolidimi gradual fiskal.

“Me sjellje të përgjegjshme të të gjitha subjekteve do ta kapërcejmë këtë krizë, ashtu siç tejkaluam krizën më të madhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia KOVID-19. Është veçanërisht e rëndësishme të mos i nënshtrohemi informacioneve të rreme, të cilat shkaktojnë presion në treg dhe në lëvizjet inflacioniste. Dezinformatat, pa marrë parasysh se nga kush vijnë, duke përfshirë edhe parti të caktuara politike, nuk i bëjnë dobi askujt, sepse vetëm inkurajojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të krizës”, thonë nga Qeveria.

Ndërkohë opozita kërkon që ushqimet bazë të lirohen nga TVSH-ja, të përgjysmohet akciza e karburanteve dhe të ulet TVSH-ja në pesë për qind.

“Bëjmë thirrje për pak sens të shëndoshë mes kolegëve të shumicës dhe të gjithë së bashku në një seancë urgjente për të votuar projektligjet për akcizat dhe tatimin mbi vlerën e shtuar. Çmimi për litër Eurosuper 95 është 104 denarë, me pranimin e propozimit tonë do të jetë 81 denarë. Çmimi për litër Eurosuper 98 është 106,5 denarë, me pranimin e propozimit tonë do të jetë 83 denarë. Çmimi për litër eurodizel është 95 denarë, me pranimin e propozimit tonë do të jetë 76 denarë”, tha dje deputeti Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Prej dje me çmime të rritura shiten vaji për gatim, mielli, sheqeri, buka dhe vezët. Kërcim më të madh ka vaji, i cili deri më tani shihej me çmim prej 135 denarëve, tani mund të gjendet nga 156 deri në 163 denarë, ndërsa çmimi i ri i miellit tip 400 tani lëvizë nga 54 deri në 50 denarë. Sheqeri shitet nga 55 deri 60 denarë, ndërsa paketimi prej 10 vezëve me çmim nga 90 deri në 110 denarë.

Pas rritjes së çmimit të derivateve nga 8,5 në 9,5 denarë, nga sot në pikat e karburanteve derivatet shiten me çmime të reja të rritura nga 2,5 në 3 denarë. EUROSUPER BS-95 nga mesnata është rritur për tre denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (DE V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri më shtrenjtë për 2,5 denarë për litër. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 107 denarë, EUROSUPER BS-98 shitet 109 denarë, EURODIESEL BS (DE V) 97,5 dhe Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) është 95,5 denarë për litër.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësohen çiftet e gjysmëfinales

Story i radhës

BE rrit përpjekjet për të zhvlerësuar propagandën e Putinit për sigurinë ushqimore

Të fundit nga

ShkoLartë