ulja e akcizes qesharake cmimi i naftes mbetet i larte xhixho 9 leke ulje nafte nuk ndryshon asgje 69fcb1309da1b

“Ulja e akcizës qesharake, çmimi i naftës mbetet i lartë”/ Xhixho: 9 lekë ulje nafte nuk ndryshon asgjë!

May 7, 2026
1 minut lexim

Në Kuvend, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar qeverinë për mungesë masash reale për uljen e çmimit të naftës dhe për përballimin e kostos së jetesës.

Ajo tha se ulja e akcizës me 20% ka sjellë një efekt të vogël në çmim, rreth 9 lekë për litër, duke e cilësuar të pamjaftueshme për qytetarët.

Sipas saj, Shqipëria vazhdon të ketë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe një barrë të madhe taksash mbi naftën, që sipas saj e rrit çmimin final për konsumatorin.

Xhixho u ndal edhe te rritja e çmimeve të ushqimeve, duke thënë se familjet shqiptare shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave vetëm për ushqime dhe e kanë të vështirë të përballojnë muajin.

Ajo solli shembuj nga vendet e rajonit, ku sipas saj janë marrë masa si ulje taksash, kufizim çmimesh apo përdorim i rezervave shtetërore për të stabilizuar tregun e karburanteve.

Në fjalën e saj u përmend edhe bujqësia, ku u ngrit shqetësimi se fermerët dhe peshkatarët vazhdojnë të paguajnë taksa mbi naftën e përdorur në punën e tyre.

Xhixho tha gjithashtu se të ardhurat e shtetit janë rritur gjatë muajve të fundit, por kjo nuk është reflektuar në ulje çmimesh për qytetarët.

Ajo përsëriti qëndrimin se duhet ndërhyrje më e fortë në tregun e karburanteve, për të ulur kostot për familjet dhe bizneset.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nuk ka shtrenjtim te rrymes zrre miraton cmimet per periudhen 2026 2027 69fcb0cf361c7
Lajmi i mëparshëm

Nuk ka shtrenjtim të rrymës, ZRRE miraton çmimet për periudhën 2026-2027

me hetuan per muaj te tere por publikohet letra e fundit e jeffrey epstein cfare shkroi ish financieri amerikan para vdekjes 69fcb17cb0048
Lajmi i radhës

“Më hetuan për muaj të tërë por..” Publikohet letra e fundit e Jeffrey Epstein! Çfarë shkroi ish-financieri amerikan para vdekjes

Të fundit nga

ShkoLartë