gjendet pa shenja jete nje vajze ne suhareke policia jep detaje 6b06cfdfeab3c

Gjendet pa shenja jete një vajzë në Suharekë, Policia jep detaje

November 25, 2026
1 minut lexim

Një vajzë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:00 nga mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, tha Bytyqi.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shkaqet e vdekjes dhe mosha e viktimës nuk janë bërë të ditura.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

MICKOSKI JANEVSKA DHE KOSTOVSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski nga Buteli: U lëshua për përdorim objekti i zgjeruar i SHFK-së “Aco Shopov” (VIDEO)

vrasja e santiago malkos apeli i gjkko denon me 28 vite burg erlis duken le ne fuqi denimet per te tjeret 6b06d03e2df5f
Lajmi i radhës

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Erlis Dukën, lë në fuqi dënimet për të tjerët

Të fundit nga

ShkoLartë