Dua që me këtë rast të shpreh kënaqësinë time që ja, kjo shkollë fillore tani ka klasa të reja. Fëmijët do të kenë mundësi të kenë vërtet kushte bashkëkohore për të fituar njohuri dhe për t’i shfrytëzuar ato më tej në jetë. Do të kemi mësim në një ndërrim, siç u përmend tashmë.
Ne, si Qeveri, vazhdojmë t’i realizojmë prioritetet, vazhdojmë të realizojmë atë që është premtuar dhe pjesë e këtyre projekteve është edhe ky projekt, si dhe shumë projekte të tjera. Më shumë se 1.200 projekte janë duke u realizuar si rezultat i Programit përmes të cilit decentralizuam mjete nga Buxheti qendror drejt komunave. Dhe, duke qenë se kjo dha rezultate, po shqyrtojmë mundësinë që gjithë këtë ta vazhdojmë edhe në vitet në vijim, natyrisht, në varësi të mjeteve buxhetore në dispozicion.
Nga ana tjetër, do të doja ta përgëzoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar që po bën këtu në Komunën e Butelit. Do të doja t’i falënderoj këshilltarët dhe administratën, të cilët e mbështesin punën e kryetarit të komunës, ministren, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe kolegët nga Qeveria, të cilët të gjithë janë pjesë e këtij projekti që vërtet sjell vlerë të shtuar. Jam i bindur se të gjithë së bashku, të motivuar në këtë mënyrë, do të vazhdojmë edhe në periudhën që vjen.
Edhe një herë, fëmijëve u uroj shumë ditë të bukura shkollore, ndërsa mësimdhënësve u dëshiroj që t’u përcjellin nxënësve sa më shumë njohuri.

