shasivari per ceshtjen e provimit te jurisprudences ne shqip neser dhe pasneser vijne raportuesit e komisionit te venecias 6b06be7c5a73c

Shasivari për çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip: Nesër dhe pasnesër vijnë raportuesit e Komisionit të Venecias

November 25, 2026
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari komentoi letrën e hapur të Ali Ahmetit drejtuar atij, në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Shasivari theksoi se askush nuk ka monopol politik mbi gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj. Ai bëri të ditur se nesër dhe pasnesër do të qëndrojnë në vend raportuesit e Komisionit të Venecias, nga të cilët është kërkuar vlerësim dhe opinion për këtë çështje.

“Askush nuk ka pronësi politike ndaj gjuhës shqipe. Gjuhën shqipe e kanë qytetarët e këtij shteti që e përdorin dhe kanë të drejtë në përdorimin e saj. Nga ana tjetër, institucionet e ndryshme kanë detyrime institucionale dhe ligjore për të respektuar dhe zbatuar të drejtat gjuhësore. Kështu që askush nuk ka monopol, qoftë individ apo parti politike, ndaj të drejtave gjuhësore. Është një proces i hapur dhe transparent. Për herë të parë që nga viti 2001, siç e përmenda edhe në përgjigjen time të djeshme, kemi pasur tetë ministra shqiptarë të drejtësisë pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Kjo çështje nuk është zgjidhur. Qasja ime është që ajo të mos mbetet e pazgjidhur edhe në të ardhmen. Nesër dhe pasnesër do të vijnë raportuesit e Komisionit të Venecias. Ata kanë një agjendë të ngjeshur takimesh. Kemi kërkuar vlerësim dhe opinion nga Komisioni i Venecias, si organ shumë prestigjioz për çështjet kushtetuese në kuadër të Këshillit të Evropës. Qasja jonë është transparente. Kjo qeveri ka përcaktim të qartë për respektimin dhe avancimin e të drejtave gjuhësore dhe mendoj se kontributi i çdo pjesëmarrësi do të jetë relevant në këtë proces. Prandaj, ta përmbyll me atë se askush nuk ka monopol politik ndaj gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj”, tha Shasivari.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prej kohesh pa kontakte victoria beckham ndermerr veprimin e papritur ne perpjekje per tu pajtuar me te birin 6b06b4dd97bca
Lajmi i mëparshëm

Prej kohësh pa kontakte, Victoria Beckham ndërmerr veprimin e papritur në përpjekje për t’u pajtuar me të birin

ne bruksel samit i be se dhe ballkanit perendimor tema kryesore jane integrimi gradual plani i rritjes migracioni 6b06bf307dba3
Lajmi i radhës

Në Bruksel samit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, tema kryesore janë integrimi gradual, plani i rritjes, migracioni

Të fundit nga

ShkoLartë