vrasja e santiago malkos apeli i gjkko denon me 28 vite burg erlis duken le ne fuqi denimet per te tjeret 6b06d03e2df5f

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO dënon me 28 vite burg Erlis Dukën, lë në fuqi dënimet për të tjerët

November 25, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, Apeli ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët.

Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Vendime janë dhënë edhe në procese të ndara për persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në këtë ngjarje. Blendi Teta është dënuar me 25 vite burg, ndërsa Ilir Selmani me 28 vite burg.

Anëtarët e grupit të njohur si klani Duka akuzohen për përfshirje në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjendet pa shenja jete nje vajze ne suhareke policia jep detaje 6b06cfdfeab3c
Lajmi i mëparshëm

Gjendet pa shenja jete një vajzë në Suharekë, Policia jep detaje

putin ukraina po godet rafinerite ruse te naftes pavaresisht kerkeses se trumpit 6b06d04930592
Lajmi i radhës

Putin: Ukraina po godet rafineritë ruse të naftës pavarësisht kërkesës së Trumpit

Të fundit nga

ShkoLartë