Ukraina mbledh 1 milionë ushtarë për të rimarrë jugun e pushtuar nga Rusia

1 minut lexim

Ukraina po mbledh një milion forca luftarake të pajisura me armë perëndimore për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia.

 

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kievit, Oleksii Reznikov, në një intervistë për Sunday Times.

Ai deklaroi se ishte presidenti Volodymyr Zelensky qe dha urdhër për zhvillimin e planeve për çlirimin e zonave bregdetare, të konsideruara jetike për vendin.

“Ne e kuptojmë se është politikisht e nevojshme. Presidenti ka udhëzuar komandën e lartë për të zhvilluar planet dhe shtabi i përgjithshëm do të komunikojë atë që nevojitet,” shpjegoi Reznikov.

Nderkohe vete Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh në rrjetet sociale tha se autoret e sulmit me raketa ne qytetin Chasiv Yar në rajonin e Donetskut do te ndeshkohen.

“Të gjithë ata që japin urdhra për bastisje të tilla, të gjithë ata që i kryejnë duke synuar qytetet tona, zonat e banuara, vrasin në mënyrë absolutisht të qëllimshme. Ndëshkimi është i pashmangshëm për çdo vrasës rus, deklaroi presidenti ukrainas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova, Manastiri I Deçanit dhe “Europa Nostra”

Story i radhës

Stresi i pushimeve, si ta përballojmë më lehtë?

Të fundit nga