Kosova, Manastiri I Deçanit dhe “Europa Nostra”

Serbia kriminale trashëgiminë e vetme që e ka në Kosovë, janë vrasjet masakrat dhe dhunimet ndaj shqiptarëve autoktonë, si edhe Kosovën qe bëri shkrumb e hi.

Serbia kriminale trashëgiminë e vetme në Kosovë, e ka vetëm token kosovare të larë dhe të njomur me gjakun e shqiptarëve.

Serbia kriminale trashëgiminë e vetme në Kosovë , e ka pesë për qind të popullatës serbe në Kosovë, që është mbeturinë e hordhive të egra serbe të ardhura nga Karpatet në shekullin e 6-të.

Kjo pakicë serbe në Kosovë përkundër të drejtave dhe lirive që i gëzon më shumë se çdo pakicë tjetër në botë, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, e nxitur nga Beogradi dhe Moska, por edhe e toleruar dhe e lazdruar nga BE-ja, në vazhdimësi po mundohet të shkaktojë tensione dhe trazira në Kosovë për ta dëmtuar shtetin e Kosovës.

Serbia kriminale në Kosovë është vetëm okupatore dhe asgjë tjetër. Kishat, manastiret dhe patrikanat në Kosovë janë shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare, nga vetë shqiptarët dhe të mbrojtura nga shqiptarët.

Kishat, manastiret dhe patrikanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të cilave Serbia kriminale pas okupimit shekullor të Kosovës, ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, duke i dëbuar klerikët shqiptarë dhe duke i instaluar popat orthodoksë serbë.

Në Kosovë në të gjitha gërmimet arkeologjike gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Për këto konstatime të vërteta ekzistojnë shumë dëshmi dhe fotografi, që në vazhdimësi janë prezantuar nëpërmjet shkrimeve të shoqëruara edhe më fotografi me pamjet e mëparshme shqiptare të këtyre kishave, manastireve dhe patrikanave të botuara edhe nga redaksia “Bota Sot”, dhe apeloj se duhet vazhduar me botimin e të njëjtave fakte e dëshmi.

“Europa Nostra”, kjo Organizatë joqeveritare manipulante dhe e korruptuar nga Serbia kriminale, si edhe i korruptuari Rick Spruit-ish këshilltar i Shefit të BE-së në Kosovë për çështje religjioze, për ta kuptuar veten se janë të korruptuar dhe të paguar nga Serbia kriminale për këtë mision të tyre fëlliqin ndaj Kosovës.

Pas përplasjes së Qeverisë së Kosovës me organizatën “Europa Nostra”, pasi kjo e fundit e ka konsideruar të rrezikuar Manastirin e Deçanit, ka reaguar zyrtarisht edhe Manastiri i Deçanit pasi që ministri Liburn Aliu dhe Hajrullah Ceku, kërkuan nga Europa Nostra që t’i kërkojë falje Kosovës për konstatimin e bërë.

“Institucionet e Kosovës pretendojnë se Manastiri I Deçanit gëzon mbrojtje të plotë ligjore dhe kërkojnë një kërkimfalje nga Europoa Nostra. Ata harrojnë se prej 6 vite me radhë injorohet vendimi i Gjykatës kushtetuese për tokën e manastirit dhe marrëveshja për Këshillin e Monitorimit të zbatimit për një rrugë anësore rreth zonës së mbrojtur të Manastirit”, thuhet në reagimin e Manastirit të Deçanit.

Rick Spruit- ish këshilltar i Shefit të BE-së në Kosovë për çështje religjioze, më datë 9 korrik 2022, i është drejtuar Kryeministrit Albin Kurti, me tri pyetje:

“Qeveria e Kosovës refuzon dizajnimin e Manastirit të Deçanit nga Europa Nostra si trashëgimi kulturore në rrezik. Kështu që, a do sigurojë Albin Kurti 1) Zbatimin e shpejtë të vendimit të Këshillit të Monitorimit të Zbatimit të vitit 2020, 2) Implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe 3) Mos-sfidimin e trashëgimisë kulturore serbe”, shkruan ai në Twiter.

E tërë kjo dëshmon synimet e Serbisë kriminale, që nëpërmjet kishave, manastireve dhe patriakrkanave në Kosovë duke pretenduar se janë serbe, por të cilat kanë qenë dhe janë shqiptare, me përjashtim të popave të instaluar serbë pas okupimit të Kosovës, dëshiron t’i shtrijë kthetrat mbi Kosovën tashmë shtet të pavarur e sovran.

Sa i takon rrugës anësore që thuhet rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Deçanit, në çdo besim fetar të mirëfilltë e të shenjtë hyjnor, rruga konsiderohet sevap, sepse ajo u shërben njerëzve dhe ua lehtëson lëvizjen dhe komunikimin.

Rasti konkret lidhur me rrugën anësore gjoja rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Deçanit, të cilën e përmend Rick Spruit, ndoshta i komprometuar nga Serbia, dëshmon qartë se feja ortodokse serbe në Kosovë është okupuese dhe larg kodit dhe misionit të shenjtë fetar.

Kjo sepse feja ortodokse serbe në Kosovë, e para, i ka patur okupuar Kosovën dhe ish objektet e krishtera shqiptare dhe, e dyta, në Kosovën shqiptare dhe rreth ish-objektit të krishterë shqiptar të përvetësuar, tani nuk lejon as ndërtimin e një rruge që do ta shfrytëzojnë të gjithë.

Nga sa u theksua më sipër, ky ishte edhe qëllimi i vizitave viteve të fundit në Vatikan i kriminelit Aleksanndër Vuçiq-Presidentit të Serbisë kriminale, për ta mashtruar, bindur Papën dhe për të kërkuar mbështetjen e tij, se gjoja kishat, manastiret dhe patrikanat në Kosovë na qenkan serbe, e jo shqiptare.

Ky ishte edhe qëllimi i vizitës dy vite më parë në Beograd i Drejtores së UNESCO-s, me ftesë të kriminelit Aleksandër Vuçiq- President i Serbisë Kriminale, për ta mashtruar, bindur dhe për të kërkuar mbështetje nga Drejtorja e UNESCO-s se gjoja kishat, manastiret dhe patrikanat në Kosovë na qenkan serbe, e jo shqiptare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kasami dhe Taravari nuk guxojnë t’i shkarkojnë drejtorët e VMRO-DPMNE-së

Story i radhës

Ukraina mbledh 1 milionë ushtarë për të rimarrë jugun e pushtuar nga Rusia

Të fundit nga