Ukraina legalizon kriptomonedhat

Kriptomonedha së shpejti do të jetë një aset plotësisht i ligjshëm në Ukrainë falë nënshkrimit të një ligji të ri nga Presidentit Volodymyr Zelenksy.

Në rrjetin social Twitter Ministria e Transformimit Dixhital tha se bursa vendase dhe të huaja të kriptomonedhave tashmë mund të operojnë në vend. Kompanitë e kriptomonedhave së shpejti mund të hapni llogari në bankat Ukrainase gjithashtu.

Bota ka dërguar afro 100 milionë dollarë donacione në kriptomonedha që kur pushtimi Rus i Ukrainës nisi. Këto donacione kanë shkuar për ushtrinë ukrainase, grupet e ndihmës, haktivistët dhe qytetarët e zakonshëm.

Teknikisht kriptomonedhat në Ukrainë nuk kanë qenë të paligjshme. Por ashtu si në çdo vend të botës, asetet dixhitale në fjalë kanë operuar në të ashtuquajturën “hapësirë gri.” /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse përfundimi i luftës në Ukrainë mund të jetë larg

Story i radhës

Ukraine Strengthens its Positions by Legalizing Bitcoin & Crypto, Here’s What Changes

Të fundit nga