Drita përfundon në procedurë disiplinore 

Federata e Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj FC Dritës.

Krejt kjo pas tollovisë së krijuar pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Prishtinës, ku tifozët ishin futur në fushë.

FFK ka njoftuar se ka kërkuar deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i Dritës dhe klubi gjilanas rrezikon t’i dënohet fusha për këtë.

“Ndaj: FC ”Drita”. Lëshim në organizimin e ndeshjes Drita-Prishtina, pas përfundimit të takimit tifozët e FC ”Drita”, hedhin në drejtim të lojtarëve të FC ”Prishtina” , rreth 25 shishe PVC si dhe tifozët e frustuar të FC ”Drita” (disa prej tyre) kalojnë rrethojat hyjnë në fushë dhe konfrontohen fizikisht me zyrtarët e FC ”Drita” dhe falë intervenimit të policisë së Kosovës evitohet incident edhe më i madh.

Sipas raportit të delegatit të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Drita”. Afati datë 30.04.2024 ora 13:00″, njofton FFK.

Story i mëparshëm

Ish-banorja drejtuar Heidit dhe Romeos: Po vi t’ju shikoj!

Story i radhës

Policia shkëmben zjarr gjatë bastisjes masive në favelat e Rio de Janeiro kundër bandave

Të fundit nga