Shkeljen e së drejtës së votës qytetarët nesër mund ta denoncojnë në linjën telefonike falas

Në zyrën e Avokatit të Popullit, nesër nga ora 07:00 deri në 19:00, në ditën e rrethit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Maqedonisë dhe zgjedhjet parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës për të votuar përmes telefonit pa pagesë 0800 54321, përcjell TV21. Siç informuan sot nga zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike falas, shkeljet e të drejtës së votës, qytetarët do të mund të raportojnë personalisht edhe në zyrën qendrore në Shkup, e cila ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr. 19, përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezë.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Behgjet Pacolli: Drafti që Kurti e ka pranuar është “monstrum politik”

Story i radhës

Gjenden trupat e nënës dhe djalit të saj, që dyshohet se u vetëmbytën në Shkodër

Të fundit nga