ukraina 2022 kosova 1999 623325906453d

Ukraina 2022-Kosova 1999

March 17, 2022
1 minut lexim

Askush më shumë se sa shqiptarët nuk i ndjejnë vuajtjet dhe sakrificat e ukrainasve. Askush me shumë se sa shqiptarët nuk kanë ecur nëpër gaca të ndezura këmbëzbathur, ashtu si po ecin tash populli fatkeq ukrainas. 

Serbia e sulmoi Kosovën me 1998-99 dhe e masakroi, e dogji dhe e shkrumboi. Rusia e sulmoi Ukrainën me 2022 dhe e masakroi, e dogji dhe e shkrumboi.

Vargu i refugjatëve ukrainas, na e kujton vargun e refugjatëve shqiptarë.  

Putini u tregua i pamëshirshëm e mizor ndaj popullit ukrainas, mu si u tregua Milosheviçi i pamëshirshëm e mizor ndaj shqiptarëve.

Ata shqiptarë që nuk bashkëjetojnë me fatkeqësinë e ukrainasve, ndërsa e dinë çka kanë hequr vet nga pushtuesit, janë të pandjenja, s’kanë njerëzi e mëshirë, janë me tru të shpërlarë, mizor e mosntrum. Ata që përpiqen të arsyetojnë krimet e Putinit, le t’i arsyetojnë edhe krimet e Milosheviçit, është e njëjta gjë.

Arsyetimet që i nxjerrin një lukuni trushpërlarësh janë mbështetje krimit, duartrokitje kriminelit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dronet vdekjeprures turq ndihmojne ukrainen te forcoje mbrojtjen e saj thone ekspertet 6233258d471f5
Story i mëparshëm

​Dronët vdekjeprurës turq ndihmojnë Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj, thonë ekspertët

samsung dergon one ui 4 1 per serite galaxy s21 623325c5b0564
Story i radhës

Samsung dërgon One UI 4.1 për seritë Galaxy S21

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë