Samsung dërgon One UI 4.1 për seritë Galaxy S21

Samsung debutoi versionin më të fundit të Android, One UI 4.1 për seritë Galaxy S21, një version që mbërriti pikërisht me Galaxy S22.

Përditësimi sapo ka filluar të dërgohet tek përdoruesit e Galaxy S21, S21 Plus dhe S21 Ultra në disa vende të botës ndërsa për momentin duke i kufizuar vetëm për variantin me procesor Snapdragon.

OneUI 4.1 sjell disa funksionalitete të reja në Galaxy S21 si integrimi live i Google Duo, aplikacioni Expert RAW, Object Eraser, Quick Share dhe integrim i Gramarly në tastierën e Samsung.

Përditësimi gjithashtu bart rregullime sigurie të muajit Mars 2022. Nëse ende nuk keni marrë një njoftim, drejtohuni tek Software Update dhe manualisht kontrolloni për përditësime.

Samsung ka planifikuar të lançojë OneUI 4.1 për disa smartfonë dhe tabletë Galaxy përfshirë seritë Galaxy S20, Galaxy Z Fold 2, Galaxy Z Fold, Galaxy Z Flip me dhe pa 5G, Tab S7 FE, Galaxy Note 20, Galaxy Note 10 dhe Galaxy S10. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina 2022-Kosova 1999

Story i radhës

​Neymar kërkon sërish rikthimin te Barcelona

Të fundit nga