u vra ne krye te detyres si nje hero efektivi 34 vjecar enea mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 6a214a99baed1

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

June 4, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit të shpallur në kërkim Violand Braçellari, ka mbetur i vrarë në krye të detyrës efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli dhe i plagosur kolegu i tij Edison Adri.

Autori i krimit ka hapur zjarr ndaj policisë pasi ata i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, duke i marrë jetën 34-vjeçarit, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe efektivi 36-vjeçar.

Viktima la pas bashkëshorten dhe një djalë të mitur.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinion, ndërsa kreu i qeverisë njoftoi shpalljen e tij ‘Dëshmor i Atdheut’.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj mbeshtet protesten e studenteve perdorimi i gjuhes shqipe nuk duhet te vihet ne pikepyetje 6a214a12d7063
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj mbështet protestën e studentëve: Përdorimi i gjuhës shqipe nuk duhet të vihet në pikëpyetje

kina ben presion politik i ndeshkon deputetet e zelandes te re pasi vizituan tajvanin 6a214af61ebd1
Lajmi i radhës

​Kina bën presion politik, i ndëshkon deputetët e Zelandës të Re pasi vizituan Tajvanin

Të fundit nga

ShkoLartë