kina ben presion politik i ndeshkon deputetet e zelandes te re pasi vizituan tajvanin 6a214af61ebd1

​Kina bën presion politik, i ndëshkon deputetët e Zelandës të Re pasi vizituan Tajvanin

June 4, 2026
1 minut lexim

Pekini ka ndaluar katër ligjvënës të Zelandës së Re të udhëtojnë në Kinë për një vit dhe ka kërkuar që ata të kërkojnë falje pasi vizituan Tajvanin gjatë një vizite parlamentare, sipas një mesazhi të ambasadës kineze të parë nga Associated Press.

Zelanda e Re tha se kjo është hera e parë që ligjvënësit e saj përballen me sanksione të tilla nga Kina. Pekini ka vendosur më herët masa të ngjashme ndaj ligjvënësve të tjerë për kontakte me Tajvanin, të cilin e konsideron pjesë të territorit të vet.

Katër ligjvënësit kishin vizituar Tajpein në maj, një praktikë e kryer “për dekada”, sipas autoriteteve në Uellington. Dy prej tyre refuzuan kërkesën për falje.

Sipas AP, ligjvënësve u është ndaluar hyrja në Kinë, Hong Kong dhe Makau për një vit, m”e mundësi heqjeje nëse kërkojnë falje”.

Zelanda e Re dhe Australia shprehën shqetësim, duke theksuar se ligjvënësit duhet të jenë të lirë të udhëtojnë pa presion politik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

u vra ne krye te detyres si nje hero efektivi 34 vjecar enea mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 6a214a99baed1
Lajmi i mëparshëm

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

michael jackson behet artisti i pare qe ka nje hit ne listat e billboard ne gjashte dekada te ndryshme 6a214bc7b8d04
Lajmi i radhës

Michael Jackson bëhet artisti i parë që ka një hit në listat e Billboard në gjashtë dekada të ndryshme

Të fundit nga

ShkoLartë