sulm iranian ne bahrein zjarr ne nje godine industriale autoritetet raportojne deme materiale 6b021755ecfd1

Sulm iranian në Bahrein, zjarr në një godinë industriale, autoritetet raportojnë dëme materiale

November 22, 2026
1 minut lexim

Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt.

Ministria e Brendshme e vendit konfirmoi incidentin, ndërsa bëri të ditur se deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e Mbrojtjes Civile janë angazhuar për të vënë zjarrin nën kontroll. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur vendndodhjen e saktë të strukturës së goditur.

Përpara incidentit, Ministria e Brendshme e Bahreinit kishte lëshuar një paralajmërim për një kërcënim të mundshëm, duke u kërkuar qytetarëve dhe banorëve të qëndronin të qetë, të drejtoheshin drejt vendit më të afërt të sigurt dhe të ndiqnin informacionet e publikuara në kanalet zyrtare.

Ndërkohë, dy banorë i thanë një korrespondenti të agjencisë AFP se kishin parë tym që ngrihej mbi ishullin Sitra, në pjesën lindore të Bahreinit. Zona është e njohur për objektet e saj industriale, përfshirë rafinerinë e naftës në pronësi të kompanisë shtetërore Bapco.

Gjatë ditëve të fundit, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka shënjestruar vazhdimisht objekte amerikane në Bahrein. Sipas raportimeve, një prej sulmeve të së mërkurës erdhi pas goditjeve amerikane në ishullin iranian Qeshm.

Më herët, Teherani pretendoi se kishte kapur një dron amerikan që po synonte ishullin, i cili ndodhet në Ngushticën e Hormuzit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grida duma zbulon prapaskenat e bisedes me elisa spiropalin 6b0216dce7b1d
Lajmi i mëparshëm

Grida Duma zbulon prapaskenat e bisedës me Elisa Spiropalin

regjim i posacem i komunikacionit ne oher dhe struge per viziten e edi rames 6b02176eb502c
Lajmi i radhës

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Ohër dhe Strugë për vizitën e Edi Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë