haradinaj mbeshtet protesten e studenteve perdorimi i gjuhes shqipe nuk duhet te vihet ne pikepyetje 6a214a12d7063

Haradinaj mbështet protestën e studentëve: Përdorimi i gjuhës shqipe nuk duhet të vihet në pikëpyetje

June 4, 2026
1 minut lexim

Ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Haradinaj përmes Facebook tha se e drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, është e garantuar me Kushtetutë.

“E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Mbështesim protestën e studentëve në kërkesat e tyre të drejta për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Nesër, në ora 14:00, në Prishtinë.

E drejta themelore për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me Kushtetutë, është e pacenueshme dhe nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga askush. Çdo përpjekje për ta cenuar atë përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore.

Jemi krah studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba dhoma e perfaqesuesve urdheron terheqjen nga lufta ne iran 6a2145892e15e
Lajmi i mëparshëm

SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve urdhëron tërheqjen nga lufta në Iran

u vra ne krye te detyres si nje hero efektivi 34 vjecar enea mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 6a214a99baed1
Lajmi i radhës

U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

Të fundit nga

ShkoLartë