u aksidentua nje dite me pare bashke me femijen ne elbasan 38 vjecarja ne gjendje kome 6a1aeb4fb0bf4

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

May 30, 2026
1 minut lexim

Një nënë e re 38 vjeçe nga Korça, e cila dje është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Peqin, rezulton se ka përfunduar në gjendje kome për shkak të përplasjes së fortë dhe dëmtimeve që ka marrë.

Ajo ishte duke drejtuar një Mercedes Benz E Class kur ka vendosur të ndërmarrë manovrën e parakalimit. Fatkeqësisht, e reja nuk ka mundur të llogarisë dot kohën dhe shpejtësinë që i dukej për t’u kthyer sërish në korsinë e saj dhe i ka dalë përballë një kamioni të tonazhit të rëndë.

Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe e rëndë, aq sa Mercedesi është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, në anën e shoferit.

Nëna 38 vjeçare raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, pavarësisht se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët po i qëndrojnë pranë çdo minutë, prej ditës së djeshme, për ta mbajtur në jetë.

Në mjet ka qenë edhe fëmija i saj, i cili fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe ka marrë vetëm dëmtime të lehta nga aksidenti i rëndë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

klina pret abdixhikun prezantohet plani per rritjen e pagave 6a1aead3ca4af
Lajmi i mëparshëm

Klina pret Abdixhikun, prezantohet plani për rritjen e pagave

efekti tsipras kater deputete largohen nga e majta e re ne greqi 6a1aebc65fcc8
Lajmi i radhës

Efekti Tsipras, katër deputetë largohen nga e “Majta e Re” në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë