Një detaj nga festa e ditëlindjes së Hande Erçel ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të dashura për fansat e serialit “Sen Çal Kapımı”.
Pamjet e publikuara nga festa e aktores kanë ngjallur kureshtje në rrjetet sociale, pasi ndjekësit kanë vënë re ngjashmëri mes ambientit ku ajo festoi dhe lokacionit të një prej skenave më të njohura të serialit.
Bëhet fjalë për Casa Lavanda Hotel Boutique & Restaurant, në Şile të Stambollit, ku ishte xhiruar ribashkimi i personazheve Eda dhe Serkan në sezonin e dytë të serialit.
Edhe motra e aktores, Gamze Erçel, ka ndarë pamje nga festa, të cilat fansat i kanë krahasuar me skenat e dikurshme, duke vënë re ngjashmëritë si në ambientin e jashtëm, ashtu edhe në atë të brendshëm.
Krahasimet foto pas fotoje kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa fansat e kanë cilësuar këtë zgjedhje si një dhuratë të veçantë nostalgjie, duke aluduar se përzgjedhja e këtij lokacioni mund të mos ketë qenë rastësore.
Burimi: botasot.info

