HRISTIJAN MICKOSKI

Mickoski: Çiftet e reja bashkëshortore deri në moshën 35 vjeç do të mund të blejnë banesë me çmim 20% më të ulët

November 25, 2026
min lexim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë se si do të zgjidhet ligjërisht ndihma nga shteti për çiftet e reja bashkëshortore gjatë blerjes së banesave, gjegjësisht për shërbimet komunale dhe se si do të përcaktohet çmimi mesatar, deklaroi:

„Me shumë gjasë ne do të shkojmë me dy ligje të posaçme në Parlament, të cilat tashmë janë duke u përgatitur. Ministria e Transportit dhe Kabineti im janë duke i punuar ligjet.  Po flas për ligjin e parë, me të cilin çiftet bashkëshortore deri në moshën 35 vjeç do të fitojnë të drejtën, gjegjësisht do të pajisen me të drejtën që të marrin një hapësirë banimi e cila do të jetë me çmim 20% më të ulët nga ai mesatari, i tregut, në atë komunë kadastrale në vitin paraprak.
Këtë mëngjes kam biseduar edhe me drejtorin e Kadastrës, ata janë duke përgatitur një analizë të këtij lloji, ndërsa analiza për tremujorin e tretë tashmë ka përfunduar.

E kam ngarkuar që gjatë ditës të më informojë për gjendjen gjatë tre tremujorëve të parë të vitit. Pres që këtë analizë ta marr shumë shpejt, brenda ditës së sotme, dhe më pas do të kemi mundësi ta publikojmë edhe zyrtarisht gjendjen në komunat kadastrale ku janë shitur banesa në objekte të reja banimi, dhe  nga kjo, më pas qytetarët, përkatësisht ata që i plotësojnë kushtet sipas kritereve, do të mund të bëjnë llogaritjet dhe planet e tyre për të ardhmen. Pra, bëhet fjalë për një ligj të posaçëm, i cili së shpejti do të paraqitet para deputetëve.

Gjithashtu, ligji i dytë i posaçëm është ai përmes të cilit komunat nuk do të marrin taksa komunale për ndërtimin e shtëpive nga çiftet bashkëshortore që i përkasin këtij profili.

Jam i bindur, pasi tashmë një numër i madh i kryetarëve të komunave më kanë kontaktuar me ide, se kanë disa hektarë tokë që dëshirojnë ta urbanizojnë, ta parcelizojnë dhe t’ua ofrojnë me çmimin prej 1 euroje për këtë kategori të çifteve bashkëshortore, gjë që është pozitive.

Jam i bindur se këto dy ligje dhe këto dy masa do të japin rezultate dhe do të mundësojnë intensifikimin dhe lehtësimin e procesit të sigurimit të banimit për këtë kategori të çifteve bashkëshortore“.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen nga 100 maqedonisht provimet profesionale tash edhe 100 shqip 6b06db5536c4f
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Nga 100% maqedonisht, provimet profesionale tash edhe 100% shqip

Të fundit nga

ShkoLartë