nuk po ndodh regres ne perdorimin e gjuhes shqipe mexhiti numeron provimet qe tash e tutje do te mbahen ne gjuhen shqipe 6b06da6be7ff5

“Nuk po ndodh regres në përdorimin e gjuhës shqipe” – Mexhiti numëron provimet që tash e tutje do të mbahen në gjuhën shqipe

November 25, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore në Maqedoninë e Veriut, tash e tutje do të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe, shkruan TV21.

Sipas Mexhitit, ky vendim përfshin disa kategori profesionesh, ndërsa si shembull përmendi provimin për revizorë dhe auditorë të autorizuar shtetërorë, agjentët e sigurimeve, ekspertët e vlerësimit të ndikimit në mjedis, si dhe provimet për punonjësit e institucioneve parashkollore.

Në mesin e provimeve që do të mund të zhvillohen në gjuhën shqipe janë edhe ato për mjekët, stomatologët dhe motrat medicinale.

Mexhiti njoftoi gjithashtu se në kuadër të Ministrisë së Kulturës është themeluar për herë të parë Njësia për Përkthim dhe Lekturim, e cila do të kujdeset për përkthimin dhe përgatitjen e materialeve përkatëse.

Ai theksoi se ky avancim është në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e vendit, duke kundërshtuar pretendimet për regres në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Me ardhjen në pushtet, për më pak se dy vite qeverisje, VLEN jo vetëm që ka ruajtur zgjidhjet ekzistuese, por edhe ka avancuar zgjidhjet e munguara në drejtim të arritjes së barazisë gjuhësore”, deklaroi Mexhiti.

Ai rikujtoi se për më shumë se dy dekada, nga viti 2002 deri në vitin 2024, provimet profesionale, licencimet dhe format e tjera të avancimit profesional në institucionet shtetërore janë zhvilluar në gjuhën maqedonase, pavarësisht gjuhës në të cilën kandidatët kishin përfunduar studimet.

“Sot kemi një realitet ndryshe”, u shpreh Mexhiti.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezohet aeroplani ne brigjet e misisipit humbin jeten gjashte persona 6b06d08975d11
Lajmi i mëparshëm

Rrëzohet aeroplani në brigjet e Misisipit, humbin jetën gjashtë persona

VLEN GAZETA MK
Lajmi i radhës

VLEN: Nga 100% maqedonisht, provimet profesionale i bëjmë 100% shqip

Të fundit nga

ShkoLartë